Gordon Ramsay përlotet në Hollywood, “rrëmben” yllin e tij në Walk of Fame dhe merr lajmin surprizues…

Një moment i veçantë dhe plot emocione për Gordon Ramsay. Shefi i famshëm britanik i kuzhinës ka marrë yllin e tij në Hollywood Walk of Fame, duke u bërë shefi i parë britanik që nderohet me këtë vlerësim.

Në ceremoninë e zhvilluar të mërkurën në Los Angeles, 60-vjeçari nuk ka mundur t’i mbajë lotët, ndërsa pranë tij ishin bashkëshortja Tana dhe vajza Tilly.

Ramsay pranoi se kishte mbetur pa fjalë përballë këtij momenti të rëndësishëm në karrierën e tij, shkruan DailyMail.

Sinqerisht, nuk gjej më fjalë. Është shumë e rrallë që të gjej më fjalë, u shpreh ai gjatë ceremonisë.

Por emocionet nuk përfunduan me këtë vlerësim. Ramsay zbuloi gjithashtu se familja e tij është vetëm pak ditë larg një momenti tjetër të madh, pasi vajza e tij Holly pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Familja Ramsay po bëhet gjithnjë e më e madhe. Ne mirëpresim nipin/mbesën tonë të parë pas disa ditësh, tha shefi i kuzhinës.

Holly është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, notar­in olimpik Adam Peaty.

Gjatë fjalimit, Ramsay bëri edhe një shaka për mundësinë që vajza e tij të lindte gjatë udhëtimit drejt ceremonisë.

Në këtë ditë të veçantë, ai kujtoi edhe fëmijët e tjerë që nuk mundën të ishin të pranishëm, duke falënderuar familjen për mbështetjen ndër vite.

Pas vlerësimit në Hollywood, Ramsay ka edhe një arsye tjetër për të festuar: shumë shpejt do të përjetojë një nga rolet më të bukura të jetës, atë të gjyshit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo