Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, pesë persona të plagosur





Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë Logan Circle në Uashington DC, të enjten në mëngjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në zonën e kryqëzimit të Rrugës së 15-të me Rrugën P.

Sipas mediave amerikane, të shtënat ndodhën brenda dhe jashtë palestrës Vida Fitness. Anëtarja e Këshillit të Uashingtonit, Brooke Pinto, konfirmoi incidentin përmes një postimi në rrjetin social X, ku u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën.

Policia Metropolitane njoftoi se autori i dyshuar nuk është më në arrati dhe është vënë nën kontroll nga forcat e rendit. Në vendngjarje ndërhynë edhe ekipet e reagimit emergjent, ndërsa operacionit iu bashkuan agjentë të Byrosë Federale të Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve (ATF).

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo