Mbappé, ylli që francezët e duan dhe e urrejnë: synimi i tij mbetet Topi i Artë





Kylian Mbappé vazhdon të jetë një figurë që e ndan opinionin në Francë.

Didier Deschamps, në prag të debutimit në Botërorin në SHBA, doli në mbrojtje të kapitenit të tij, i cili po përballej me kritika të shumta.

“Nuk besoj se dëshiron të bëhet president, sepse tashmë e urrejnë mjaftueshëm. Mbappé është lojtar i nivelit botëror. Objektivi im i parë është t’i mbroj futbollistët”, deklaronte përzgjedhësi francez.

Mbappé ishte parashikuar të ishte ylli kryesor i Francës dhe Paris Saint-Germainit gjatë viteve të fundit.

Ai e udhëhoqi kombëtaren drejt triumfit në Botërorin e vitit 2018, por më pas nuk arriti t’i përmbushte të gjitha pritshmëritë e krijuara rreth tij.

Me kalimin e kohës, një pjesë e tifozëve francezë nisën ta shihnin me më pak simpati.

Për Mbappén mbetet një objektiv i madh individual: fitimi i Topit të Artë.

Triumfi i Harry Kane në edicionin e fundit mund të ketë lënë gjurmë te francezi, i cili ende nuk e ka fituar këtë çmim prestigjioz.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo