Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë





Xhevat Prekazi është varrosur në Beograd, ndërsa në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarë, siç shihet në fotografitë e publikuara nga mediat serbe.

Arkivoli i tij u mbulua me fanellat e Partizanit dhe Galatasarayt, dy klubeve që shënuan karrierën e tij futbollistike, si dhe me flamurin bardhezi.

Një numër i madh njerëzish u mblodhën në varrezat Leshçe në Beograd për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-futbollistit.

Sipas mediumit serb “Kurir”, Prekazi kishte pësuar edhe një goditje në tru në tetor të vitit 2023, gjatë qëndrimit në Brzeçe, në afërsi të malit Kopaonik. Ai ishte transportuar me urgjencë në Beograd, ku kishte marrë ndihmën mjekësore.

“Beogradi është qyteti më i madh për mua sepse krejt vlerësimet që i kam bërë, së pari i kam bërë në Partizan dhe përmes Partizanit e kam bërë emrin tim. Beogradi është qyteti im! Shumë e dua se krejt çka kam bërë në jetën time i falënderohem Beogradit”, kështu kishte deklaruar Prekazi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo