Nevrij Ademi: Njeriu që e shiti emrin e “Mujdin Aliut” nuk mund ta mbrojë propagandën e VLEN-it për Alta Bankën!
Nevrij Ademi
VLEN-i nuk mund ta fitojë luftën me ata që shesin kombin dhe njerëzit e tyre. Albi Qamili njihet si nënkryetari i Komunës së Tetovës, i cili e shiti emrin e Mujdin Aliut për VMRO-në. Andaj edhe dalja e tij për të mbrojtur propagandën e Alta Bankës e rrëzoi atë, edhe pse VLEN-i ishte para BDI-së.
VLEN-i nuk mund të jetë triumfues me persona që shajnë vajza dyvjeçare. Nuk mund të jetë triumfues me figura për të cilat qytetarët e Tetovës tashmë e dinë se kush është. Andaj VLEN-i humbi betejën duke fituar.
Çfarë i duhej VLEN-it të nxirrte një figurë si Albi Qamili dhe që në Tetovë e më gjërë njihet edhe si “shfrenues seksual”?
VLEN-i edhe pse ishte nënshkrues i hyrjes së Alta Bankës, arriti të bëhej favorit përballë BDI-së, por humbi duke nxjerrë Albi Qamilin, njeriun që ka shitur emrin e “Mujdin Aliut” dhe që ka sharë një vajzë dy vjeçare!
Fituesi ishte Blerim Sejdiu i cili e vuri në gjumë gjithë BDI-në, ndërsa Albi Qamili vetëm sa e varrosi propagandën e VLEN-it.
Andaj “Alta Banka” zyrtarisht mban vulën e VLEN-it.