Skenë lufte në Tiranë, protestuesit me maska hedhin zjarr ndaj policisë! (VIDEO)

Skenë lufte në Tiranë, protestuesit me maska hedhin zjarr ndaj policisë! (VIDEO)

Momente dramatike janë regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku protestues të maskuar kanë hedhur flakadanë dhe mjete piroteknike në drejtim të policisë.

Gjatë përplasjeve, një efektiv policie ka marrë flakë, ndërsa raportohet edhe për një protestuese të lënduar rëndë.

Situata është tensionuar ndjeshëm, me hedhjen e mjeteve piroteknike në drejtim të forcave të rendit, duke shkaktuar momente kaotike në vendin e protestës.

Ngjarja vjen në një atmosferë të tensionuar në kryeqytetin shqiptar, ndërsa për detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve dhe rrethanat e incidentit priten informacione nga autoritetet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo