Protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë, vijon hedhja e gazit, qëllohet me gur ndaj policisë





Protesta është zhvendosur edhe në një tjetër zonë të kryeqytetit, në rrugën e Myslym Shyrit, ku mësohet se qytetarët po marshojnë në drejtim të Drejtorisë së Policisë.

Ndërkohë, vijon hedhja e gazit ndaj protestuesve, të cilët janë shpërndarë edhe në zona të tjera, përfshirë Sheshin Skënderbej.

Forcat e policisë janë pozicionuar në disa pika të vendit, ndërsa në terren janë angazhuar edhe autobotë me ujë. Protestuesit nga ana e tyre kanë qëlluar me gurë ndaj policisë. Gjithashtu, ata u kanë vënë flakën disa kazanëve me mbeturina.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo