Një demonstrues vdiq nga ndalimi kardiorespirator gjatë protestave të së shtunës në Paris, ndërsa policia arrestoi një rekord prej 855 personash në kryeqytet.
Një protestues francez ka humbur jetën të shtunën gjatë protestave të dhunshme në Paris, pasi pësoi arrest karidaik.
Policia e Parisit konfirmoi vdekjen të dielën, duke theksuar se ajo nuk ka lidhje me veprimet e forcave të rendit apo me përplasjet e dhunshme që shpërthyen në periferi të demonstratave masive në kryeqytet.
Sipas prefekturës së policisë së Parisit, viktima, u ndje keq në bulevardin Magenta dhe të pranishmit e transportuan atë në qendrën e ndihmës së shpejtë, por ai nuk mundi të mbijetonte.
Protestat e 17 tetorit ishin pjesë e një mobilizimi kombëtar kundër rritjes së kostos së jetesës, kushteve të dobëta në arsim dhe problemet e sistemit të mbrojtjes sociale.
Ato bashkuan studentë, mësues, sindikata, punëtorë, pensionistë dhe simpatizantë të lëvizjes të ‘jelek verdhë’.
Sipas vlerësimeve të qeverisë, rreth 550 mijë njerëz dolën në rrugë në mbarë Francën, ndërsa organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen në rreth 800 mijë.
Ndërsa marshimi kryesor në Paris ishte kryesisht paqësor gjatë pasdites, tensionet u rritën drejt mbrëmjes.
Në “Place de la République” dhe zona të tjera qendrore u shënuan përplasje midis grupeve me maska të zeza dhe policisë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.