KSHZ: Dalja në Bërvenicë deri në orën 15:00 arrin në 31,17%, votojnë 5.064 qytetarë





Dalja e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 15:00 ka arritur në 31,17 për qind.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në këtë orë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 5.064 qytetarë.

Procesi i votimit në Bërvenicë vazhdon deri në orën 19:00, ndërsa qytetarët votojnë për njërin nga gjashtë kandidatët në garë për postin e kryetarit të komunës.

Të dhënat e ardhshme pritet të tregojnë se si do të zhvillohet pjesëmarrja në orët e fundit të procesit zgjedhor.

KSHZ: Dalja në Bërvenicë deri në orën 15:00 arrin në 31,17%, votojnë 5.064 qytetarë

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo