Arrestohet kosovari i cili mashtroi autoritetet zvicerane duke iu paraqitur si shtetas francez





Një shtetas i Kosovës ka mashtruar për muaj të tërë disa autoritete zvicerane, duke u paraqitur si shtetas francez me një dokument udhëtimi francez.

Sipas mediave zvicerane, burri arriti të regjistronte dy kompani në regjistrin tregtar dhe të siguronte një leje për udhëtim ndërkufitar, pa u zbuluar identiteti i tij i vërtetë.

Për gati një vit, ai punoi si pastrues në Zvicër, duke fituar rreth 3.000 franga në muaj.

Ai u arrestua në Cyrih, ndërsa Zyra e Prokurorit Publik Limmattal/Albis e dënoi me një gjobë me kusht prej 4.500 frangash zvicerane dhe një periudhë prove dyvjeçare. Atij iu kërkua gjithashtu të paguante 1.700 franga në gjoba dhe tarifa.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo