Nga foltorja e Kuvendit e ngrita një çështje që nuk duhet të jetë çështje politike e ditës, por çështje e funksionimit të shtetit: përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive në institucionet publike.
56 maqedonas dhe 12 shqiptarë në HEC Mavrovë.
65 maqedonas dhe 12 shqiptarë në DAP.
Vetëm 9 shqiptarë nga 310 të pranuar në Shkollën e Policisë.
Përfaqësim simbolik i shqiptarëve edhe në Akademinë Ushtarake.
Këto nuk janë thjesht statistika. Janë sinjale për atë se çfarë strukture institucionale po ndërtojmë për të ardhmen.
Nëse sot nuk krijojmë kuadro shqiptarë në polici, ushtri, administratë dhe institucionet e tjera publike, ku do të jenë ata pas 10 apo 15 vitesh?
Ku do të jenë komandantët shqiptarë të stacioneve policore?
Ku do të jenë kuadrot shqiptarë në strukturat e sigurisë dhe mbrojtjes?
Ku do të jenë profesionistët që nesër duhet të marrin përgjegjësi drejtuese?
Prandaj pyetja ime për ministrin ishte konkrete:
Çfarë po bëhet sot për të parandaluar që në të ardhmen të përballemi me mungesë të kuadrove shqiptarë?
Sepse përfaqësimi i drejtë nuk matet vetëm me numrin e të punësuarve sot.
Kuadrot nuk krijohen brenda natës. Ato ndërtohen sot për të udhëhequr nesër.
Nuk është pyetje për të kaluarën. Është pyetje për të ardhmen.