Mijallkov mohon: “Asnjë lidhje me ‘Barutanën’, akuzat janë të pavërteta”





Sasho Mijallkov ka mohuar pretendimet e partisë Levica dhe disa mediave se ai ka përfituar pronë në zonën e quajtur ‘Barutana’.

Ai thotë se nuk posedon asnjë pronë dhe nuk ka interesa atje, duke theksuar se këto të dhëna mund të verifikohen në Regjistrin Qendror dhe institucionet kompetente.

Mijallkov gjithashtu kundërshton përmendjen e emrit të tij në një shkrim të “Prizma”, duke thënë se aktivitetet e tij të biznesit para rreth dhjetë vitesh nuk kanë lidhje me rastin aktual.

Ai kërkon publikimin e demantit dhe tërheqjen e informacionit që e konsideron të pasaktë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo