Nata e tetë e protestave kundër vendimit të Speciales





Është nata e tetë që qytetarët po protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila dënoi me 81 vjet burgim katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tubimi ka nisur në orën 21:00 ashtu si netëve të tjera, ndërsa protestuesit me slogane për drejtësi e brohorima po vazhdojnë të shprehin qëndrimet e tyre në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Përveç në Kosovë, protesta në kundërshtim të vendimit të Dhomave të Specializuara janë mbajtur ditëve të kaluara edhe në New York, Kanada, Zvicër, Gjermani e Austri.

Specialja i shpalli fajtorë për krime lufte dhe i dënoi me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veselin me 18 dhe Rexhep Selimin me 13.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo