Tetovë – Një 19-vjeçar është arrestuar në Tetovë pasi gjatë kontrollit policor iu gjet marihuanë.
SPB Tetovë njofton se më 21 shtator, rreth orës 21:00, në rrugën “Iliria”, është privuar nga liria R.I. (19) nga fshati Sedllarcë e Epërme. Lënda narkotike është sekuestruar, ndërsa ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse, raporton Tetovasot.