Më 08.09.2026, në orën 14:00, në një fshat të Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë kanë privuar nga liria një 37-vjeçare, banore e fshatit. Sipas denoncimitt, ajo rreth orës 12:00, në shtëpinë familjare, fizikisht e ka sulmuar bashkëshortin e saj 40-vjeçar. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzimi përkatës.