Përveç tri fjalëve që shkroi ditë më parë në Facebook “Qetësisht, vendosmërisht, krenarisht” kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, vazhdon të mos japë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij politike.
Limani nuk ka konfirmuar nëse do të qëndrojë në Aleancën për Shqiptarët, por as nuk ka mohuar zërat se mund t’i bashkohet VLEN-it.
Në opinion qarkullojnë disa skenarë. Nga VLEN vazhdojnë të lënë të kuptohet se mund të ketë një zhvillim konkret, ndërsa nga ASH pretendojnë se Limani mbetet besnik ndaj partisë.
Ndërkohë, një tjetër spekulim është se Limani mund të marrë drejtimin e ASH-së dhe më pas të bëhet pjesë e Qeverisë.
Por, deri tani, të gjitha këto mbeten vetëm zëra dhe spekulime. Përgjigjen e vetme mund ta japë vetë Valbon Limani.
Edhe pse dy ditë portali TS ka qëndruar para komunës së Gostivarit, Valbon Limani nuk u paraqit as në komunë e as para gazetarit Nevrij Ademi.