41 projektligjet që kanë të bëjnë me procesin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilat duhet të diskutohen në Komisionet Parlamentare dhe më pas votohen nga Kuvendi për të avancuar me mbylljen e grupkapitujve.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbardhur dokumentin teksa mësohet se 41 projektligjet kanë të bëjnë me 14 kapituj në procesin e integrimit. Bëhet me dije se këto janë projektligje te reja ose ndryshime ligjore në ligjet aktuale.
Dokumenti i plotë:
AGJENDA EVROPIANE
PROJEKTLIGJET PRIORITARE PËR MIRATIM BRENDA DHJETORIT 2026
(-Paraprake-)
Kapitulli 13 – Peshkimi dhe Akuakultura
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në “Ligjin Nr.64/2012 “Për Peshkimin”” – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Kapitulli 7 – Pronësia Intelektuale
Projektligji “Për ndryshime në Ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit” (i ndryshuar)” – Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Projektligji “Për disenjot” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Projektligji “Për Treguesit Gjeografikë dhe Produktet Artizanale dhe Industriale” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2025 “Për markat tregtare” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2025 “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Kapitulli 6 – Legjislacioni për shoqëritë tregtare
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9901, date 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Projektligji “Për shndërrimin, bashkimin dhe ndarjen ndërkufitare të shoqërive tregtare” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Kapitulli 17 – Politika Ekonomike dhe Monetare
Projektligj “Për Bankën e Shqiperisë” – Ministria e Financave
Projektligji “Për krijimin e Këshillit Fiskal” – Ministria e Financave
Kapitulli 4 – Levizja e Lire e Kapitalit
Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.133/2013 “Për sistemin e pagesave” – Ministria e Financave
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.55/2020 “Për shërbimet e pagesave” – Ministria e Financave
Projektligji “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave” – Ministria e Financave
Kapitulli 5 – Prokurimi Publik
Projektligj “Për disa shtesa e ndryshime të Ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar” – Agjencia e Prokurimit Publik
Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë” – Ministria e Mbrojtjes
Kapitulli 16 – Tatimet
Projektligji “Për bashkëpunimin administrativ në fushën e tatimeve dhe shkëmbimin e informacionit tatimor” (DAC 1) – Ministria e Financave
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020 “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare” (DAC2) – Ministria e Financave
Projektligji “Për shkëmbimin automatik të vendimeve tatimore ndërkufitare në avancë dhe Marrëveshjeve të Çmimit në Avancë (MÇA)” (DAC3) – Ministria e Financave
Projektligji “Për shkëmbimin automatik të detyrueshëm të informacionit mbi marrëveshjet ndërkufitare të raportueshme” (DAC 6) – Ministria e Financave
Projektligji “Shkëmbimi automatik i informacionit nga operatorët e platformave digjitale” (DAC7) – Ministria e Financave
Projektligji “Për shkëmbimin automatik të informacionit mbi kripto‑asetet” (DAC 8) – Ministria e Financave
Projektligji “Për deklaratën informative të tatimit shtesë dhe shkëmbimin automatik të saj” (DAC9) – Ministria e Financave
Kapitulli 9 – Shërbimet financiare
Projektligji “Për mbikëqyrjen plotësuese të institucioneve të kreditit, ndërmarrjeve të sigurimeve dhe firmave të investimit në një konglomerat financiar” – Ministria e Financave
Projektligji “Për tregjet e kripto-aseteteve” – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9662, datë 18.12.2006, “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Financave
Kapitulli 15 – Energjia
Projektligji “Për efiçiencën e energjisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Projektligji “Për përcaktimin e kërkesave për projektimin ekologjik të produkteve me ndikim në energji” (Ekodizajn) – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Projektligji “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Kapitulli 14 – Politika e Transportit
Projektligji “Për ndryshimin e Ligjit nr.118/2012 “Për transportin e mallrave të rrezikshme” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Kapitulli 10 – Shoqëria e Informacionit dhe Media
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Projektligji “Për shërbimet digjitale në Republikën e Shqipërisë” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Projektligji “Për masat për të ulur koston e vendosjes së rrjeteve të komunikimit gigabit” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Projektligji “Për bllokimin gjeografik dhe format e tjera të diskriminimit bazuar në kombësinë, vendbanimin ose vendin e themelimit të klientëve brenda tregut të brendshëm” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Projetligji “Për rregullat e harmonizuara mbi inteligjencën artificiale” – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Kapitulli 32 – Kontrolli Financiar
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar” – Ministria e Drejtësisë
Kapitulli 8 – Politika e Konkurrencës
Projektligji për ndryshime në Ligjin nr. 9374/2005 “Për ndihmën shtetërore”, i ndryshuar – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore
Projekligji “Për financimin e partive politike” – Kuvendi
Projektligj “Për donacionet dhe sponsorizimet” – Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin