Mickoski për shënimin e 35-vjetorit: Lajm i keq për të gjithë ata që shpifën dhe spekuluan — për të gjitha koncertet janë shpenzuar 0 denarë mjete buxhetore
Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me shpenzimet për organizimin e manifestimeve verore dhe paraqitjet e yjeve botërore të muzikës nëpër shtet, deklaroi:
„Duhet së pari të konkludoj se patëm vërtet një verë historike, një verë për t’u mbajtur mend, në të cilën një numër i madh yjesh botërore performuan në qytetet nëpër shtet. Gjithçka filloi me Manastirin më dy gusht, Steve Aoki, pastaj vazhdoi ai karvan „Dita ndriti fort “, i cili kaloi nëpër 11, 12, 13 qytete, duke përfshirë edhe manifestimin në Shkup, duke përfshirë edhe atë manifestim që do të pasojë më 15 edhe në Tetovë. Pastaj në Strumicë ishin Paul Oakenfold dhe Paul van Dyk, gjithashtu megayje. Pastaj spektakël roku, po ashtu në Strumicë, grupet maqedonase të rokut të cilat morën pjesë atje në atë ngjarje, mes tyre edhe „Memorija“. Pastaj në sheshin e qytetit në Shkup, së bashku me — kështu ja t’i quaj — yjet maqedonase „All-star“, Hose Kareras performoi në një spektakël vërtet të madh dhe e gjithë kjo kulmoi me këtë spektakël që u mbajt dje në Stadiumin e Qytetit, ku ylli botëror numër një David Guetta përgatiti vërtet një spektakël për t’u mbajtur mend, rreth 50 mijë njerëz vërtet u kënaqën dhe e gjithë kjo ishte e veçantë për t’u ndjekur, veçanërisht gjatë kësaj vere.
Unë do të doja t’i falënderoj qytetarët, t’i falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në organizimin e të gjitha këtyre ngjarjeve, sepse treguam se si shtet dimë, mundemi dhe dimë të bëjmë diçka botërore, ndërsa të ndodhë këtu në Maqedoni.
Tani t’i kthehem pyetjes — kam një lajm të keq për të gjithë ata që spekuluan, shprehën pakënaqësi, shpifën, plasuan informacione të rreme, ndërsa unë heshta, nuk doja të flisja, sepse po lija që e gjithë ajo që përfaqësonte një moment vërtet të veçantë për qytetet nëpër vend, të ishte një moment i veçantë edhe për qytetarët në ato qytete. Kishte një ngjarje të tillë edhe këtu në Shtip.
Cili është lajmi i keq? Lajmi i keq është se të gjitha ato ngjarje u kushtojnë 0 denarë. Edhe qytetarëve edhe buxhetit, të gjitha këto ngjarje u kushtojnë 0 denarë. Lirisht mund të kontrolloni në „Open Finance“ dhe do të kontrolloni se e gjithë kjo qytetarëve dhe buxhetit u kushton 0 denarë. Gjithçka është organizuar nga kompani me përgjegjësi shoqërore, kështu që mua më vjen keq që te individë të caktuar punon Frojdi, që mendojnë se ashtu siç do të bënin ata, ashtu bën edhe dikush tjetër. Por, kjo është një Qeveri nikoqire, kjo është një Qeveri promaqedonase e cila kujdeset për qytetarët, propopullore, dhe çdo denar i mjeteve buxhetore shpenzohet në mënyrë transparente.
Lajmi i keq, edhe një herë do ta përsëris për ta, është se janë shpenzuar 0 denarë mjete buxhetore për organizimin e të gjitha këtyre ngjarjeve, ndërsa megjithatë patëm një verë të paharrueshme.“