Pas temperaturave të larta, Maqedoninë e Veriut e presin reshje të dendura, bubullima dhe erë e fortë.
Nesër moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave të paqëndrueshme, të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm portokalli për temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit.
Në disa zona, moti pritet të përkeqësohet në formë stuhie, me reshje intensive, erë të fuqishme, bubullima dhe mundësi për breshër.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 8°C në Berovë, ndërsa maksimumi pritet të arrijë 35°C në Shkup, Gjevgjeli, Demir Kapi dhe Veles. Edhe të enjten paradite do të mbizotërojë mot i nxehtë, ndërsa pasditen sërish priten reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë e fortë dhe lokalisht stuhi me breshër.
Sipas parashikimeve, paqëndrueshmëria atmosferike do të vazhdojë deri në fund të javës, me mundësi për reshje lokale, bubullima dhe erë të përforcuar.