Prilep – Një këmbësor 72-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një automjet, drejtuesi i të cilit u largua nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ndodhi në bulevardin “Goce Dellçev” në Prilep. I lënduari u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ndërsa policia po punon për identifikimin e shoferit dhe zbardhjen e plotë të rastit.TS