‘One Stop Shop’ në Qafë Thanë, por pritjet nuk ndalen: Kolona të gjata edhe pas vendosjes së sistemit
Sistemi “One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë, i prezantuar si një mekanizëm që do të përshpejtonte ndjeshëm kalimin e udhëtarëve dhe do të reduktonte pritjet, ende nuk po jep rezultatet e premtuara.
Edhe pse sistemi është vendosur dhe është funksional, kolonat e automjeteve dhe pritjet e gjata vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë në këtë pikë kufitare.
Në vend të kalimit më të shpejtë, udhëtarët përballen ende me kontrolle dhe procedura që shkaktojnë vonesa. Trafiku i ngarkuar dhe ritmi i ngadalshëm i përpunimit të automjeteve bëjnë që radhët të zgjaten nga një pikë kontrolli në tjetrën.
Kjo situatë po shkakton pakënaqësi te qytetarët, të cilët prisnin që “One Stop Shop” të sillte një ndryshim të dukshëm dhe të eliminonte pritjet e gjata.
Sistemi është vendosur, por problemi mbetet: në Qafë Thanë, pritja vazhdon.