Trazirë në një familje në Strugë: 49-vjeçari sulmon babain dhe shkatërron orenditë, përfundon në pranga





Një 49-vjeçar nga Struga është arrestuar nga policia pas një denoncimi për dhunë në familje.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 shtator, rreth orës 16:00, në një banesë familjare në Strugë.

49-vjeçari me inicialet M.D. dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive ndaj babait të tij, ndërsa gjatë incidentit ka dëmtuar edhe një pjesë të orendive të shtëpisë.

Pas denoncimit, policët e Njësisë së Punëve të Brendshme në Strugë kanë ndërhyrë dhe e kanë privuar nga liria të dyshuarin.

Policia njofton se rasti po dokumentohet dhe, pas përfundimit të procedurave, ndaj 49-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo