
Savash Veliu
I shqetësuar për ndikimin e Turqisë te populli ortodoks turk gagauz, Putini iu drejtua metodave të paligjshme; sepse ëndrra e tij — siç përcaktohet në një memorandum të lëshuar nga Cari Ivan i Tmerrshëm — është një “Rusi e Madhe” Ortodokse deri në Adriatik, pra deri në tokat shqiptare!
Në një kohë kur Evropa po rrëshqet drejt një gjendjeje të ngjashme me komën, Turqia e gjen veten duke u përballur me Rusinë në një betejë të madhe për të penguar zgjerimin e ndikimit rus përmes bashkëpunëtorëve të Serbisë – përfshirë “kanalet sllave”, mercenarë si Leptir Sheholli dhe banda të lidhura me ta Deçanistët – ndërkohë që Shqipëria, njëkohësisht, vihet në shënjestër të sulmeve nga Israeli.
Sipas raporteve të zbuluara nga shërbimi sekret moldav – të cilat bënë bujë deri në Shtetet e Bashkuara se – Putini shpenzoi miliona dollarë në përpjekje për të minuar ndikimin e Turqisë.
Informacionet tregojnë se shuma të konsiderueshme parash u kanalizuan drejt kishave ortodokse në Gagauzi (mendo në Kosovë e gjetiu ku është përfshirë dhe Ipeshkvia e saj katolike me lëvizjet antiturke dhe antiislame) nën maskën e donacioneve fetare. Zyrtarët e kishës duhej të vepronin në rajon në emër të unitetit ortodoks, me synimin për të dobësuar ndikimin si të Turqisë, ashtu edhe të Perëndimit. Rusia kishte ndërmarrë më parë ndërhyrje të ngjashme – duke pranuar se kishte korruptuar politikanë gagauzë me 100 milionë dollarë – por nuk arriti t’i përmbushte objektivat e saj.
Sot Kryeministri armen Nikol Pashinyan deklaroi hapur : “Nuk kemi më nevojë për rusët në territorin tonë dhe po tërhiqemi nga Traktati i Sigurisë Kolektive; Turqia na mjafton!”
Ka një arsye pse Turqia vepron me kujdes dhe mban distancë; ky qëndrim nuk buron nga frika ndaj Rusisë, Perëndimit apo Israelit, por nga armiqësia e kombeve të krishtera ortodokse dhe atyre perëndimore. Të gjithë ata presin momentin e duhur për të destabilizuar Turqinë, ndaj dhe bëjnë sikur nuk i shohin provokimet e vazhdueshme të Israelit. Vetë Israeli nuk përbën ndonjë kërcënim serioz – Turqia mund ta gllabëronte atë sa hap e mbyll sytë – por rreziku i vërtetë qëndron te mundësia e një sulmi të njëkohshëm nga Evropa, Britania dhe Franca, së bashku me Greqinë, ku do të përfshihej edhe Rusia. Në Ballkan, krahas planeve të tjera, ata do ta nxisnin Serbinë të pushtonte Kosovën kurse israeli Shqipërinë.
Erdogani nuk po kërkon konflikt; ai po ndjek një strategji afatgjatë. Një ish-zyrtar i lartë i Mossad-it beson se një luftë e drejtpërdrejtë turko-israelite është praktikisht e pamundur, por paralajmëron se Ankaraja po e zgjeron në mënyrë sistematike ndikimin e saj ushtarak dhe politik duke lidhur aleanca rajonale ajo rrethekon israelin në neutralizim sepse po bëri një gest të çoroditur me armë bërthamore do shkaktonte problem global, andaj Turqia vepron me maturi duke e ngulfatur dita ditës. E keni parasysh se israeli është i ngarkuar me mision të nxjerr luftë fetare andaj sulmon muslimanët, krishterët dhe tjera sekte në rajon. Ky eshtë plan projekti i sionizmit të zhbëj besimin në Zot!
(Pse Bota frikesohet nga Izraeli? Teoria supozon se nëse ushtria izraelite do të përballej me mposhtje përfundimtare nga forcat kundërshtare, Izraeli do të lëshonte me qindra mbushje bërthamore jo vetëm ndaj ushtrive sulmuese, por edhe ndaj qendrave kryesore urbane boterore)!
Andaj Turqia nuk duhet të shkojë në luftë me Israelin – ajo tashmë po fiton pa një të tillë. Për këtë arsye, Turqia nuk nxiton; ajo po pret momentin e duhur. Ajo ndodhet vetëm një hap larg një ndryshimi në balancën globale të fuqisë – konkretisht, viti 2028. Ky është viti kur avioni turk i gjeneratës së pestë, KAAN – i cili posedon aftësi superiore “stealth” (të padukshmërisë ndaj radarëve) – do të ngrihet në qiell dhe mjerë kushdo që do të përballet me aviacionin turk pasi ai të ketë arritur epërsinë ajrore!
Pra pyetjes kush do t’i vinte i pari në ndihmë Turqisë? Është Pakistani, sigurisht. Megjithatë, në një skenar të tillë, ata do të nxisnin Indinë – e ndjekur nga Irani dhe afganët (tri shtete që sulmuan Pakistanin) – kundër Turqisë, duke e paralizuar atë. Shtetet Turke mund të përpiqeshin të ndërhynin, por fuqitë perëndimore sërish do t’i shkaktonin dëme Turqisë; edhe nëse Perëndimi dhe israeli do të pësonin përfundimisht, Turqia do të kthehej njëzet vite pas, duke e nisur praktikisht gjithçka nga e para. Pikërisht për këtë arsye Turqia tregon përmbajtje dhe ndjek një strategji afatgjatë për të minuar terrenin nën këmbët e Israelit. Ndërkohë as “kolona e pestë” e brendshme në Turqi – e përbërë nga sekte/tarikate që veprojnë si përfaqësues të shërbimeve të huaja të inteligjencës – nuk do të qëndrojë duarkryq.
Rrjedhimisht, Turqia nuk do të rrezikojë të sabotojë projektet strategjike që ka dekada që i zhvillon në industrinë e Armëve dhe në Lindjen e Mesme – të cilat synojnë kontrollin e kryqëzimit të rrugëve tregtare e energjetike dhe pozicionimin e saj si një qendër ekonomike globale – e as nuk do të vërë në lojë të gjitha arritjet e saj, përfshirë prodhimin vendas të 90% të pajisjeve ushtarake, vetëm e vetëm për hir të Israelit.
Në fund të fundit, Turqia duhet ti mbroj ngushticat strategjike nga Rusia në Bosfor dhe Irani në Detin Kaspik dhe Gjirin Persik kurse nga Israeli Detin e Kuq dhe në fund nga Greku Detin Jon dhe Mesdheun Lindor e tjera vende andaj i duhet durimi ky e bën fitimtar.
Andaj ajo do të vazhdojë të ushtrojë presion diplomatik përmes krijimit të lidhjeve të reja brenda “Aleancës së Mekës” të udhëhequr nga arabët dhe do ta vërë Israelin dhe rajonin nën një presion efektiv, derisa ky i fundit të dorëzohet.
Në një kohë kur Egjipti po shqyrton mundësinë e bashkimit me Aleancën e Mekës, Israeli është hequr nga hartat në tekstet shkollore egjiptiane dhe emërtimi “Palestinë” është vendosur mbi të gjithë hartën e re.
Madje edhe në territoret tona, Rusia ortodokse — në stilin e saj të zakonshëm — po mbjell përçarje mes shqiptarëve duke shpërndarë shuma të mëdha parash dhe duke nxitur trazira të mëdha me të krishterët; ajo vepron në koordinim me interesat serbe dhe të Vatikanit për të marrë epërsinë ndaj myslimanëve pro-turq. Në këtë proces janë të përfshirë edhe figura si Joe Dioguardi dhe avokati Spartak Ngjella si në vitin 2018 kur Turqia mbështeti bashkimin e trojeve mes Kosovës dhe Shqipërisë këta u alarmuan duke thirur Evropën dhe SHBA’n të intervenojn; sa herë që zgjidhja e çështjeve shqiptare lidhet me Turqinë, ata bëhen ithtarë neveritës të një forme anti-turke dhe anti-islamike të frymës pan-katolicizmit dhe pan-ortodoksisë sllavë!!!
Ja arsyeja pse kemi gjithë këtë fushatë dhe propagandë anti turke tek ne sot sepse një Dobësim i njëkohshëm i Rusisë, SHBA-së, Israelit apo i disa vendeve evropiane mund të krijojë një mundësi që Turqia të rrisë peshën e saj gjeopolitike dhe të sjellë paqe në këtë rajon – ashtu siç bëri një shekull më parë.