Shfuqizohet ndalimi i hetimit për rastin “Mazuti”, Prokuroria duhet ta vazhdojë procedurën





Prokuroria e Lartë Publike në Shkup ka shfuqizuar vendimin për ndalimin e hetimit për furnizimin me mazut për TEC Negotinë.

Vendimi ishte kundërshtuar nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa hetimi përfshin 13 persona dhe një person juridik, për dyshime për keqpërdorim të procedurave të prokurimit publik dhe pastrim parash.
Prokuroria e Lartë ka konstatuar dobësi në ekspertizat mbi të cilat ishte bazuar vendimi për ndërprerjen e hetimit dhe ka urdhëruar Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ta vazhdojë procedurën, të mbledhë të dhëna shtesë dhe të kryejë ekspertiza të reja.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo