Avdullah Hoti thotë se s’do ta përkrahë Bekim Sejdiun për president





Avdullah Hoti thotë se s’do ta përkrahë Bekim Sejdiun për president
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se nuk e përkrahë Bekim Sejdiun si kandidat për President të Republikës së Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Hoti tha se arsyeja e mosbështetjes së tij nuk është personale, por siç tha ai, për një parim politik dhe institucional, transmeton Klankosova.tv.

“Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter. Njëkohësisht, kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj. Përkundrazi, mënyra se si është imponuar kjo zgjidhje krijon përshtypjen se LDK ka penguar edhe kandidatura të tjera politike, vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që, në thelb, është po ashtu politike”, ka shkruar Hoti.

Ai shtoi se LDK duhet të ketë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm.

“Nuk mund të mbështesim një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike, nëse ajo nuk përfaqëson parimet, interesat dhe pritjet e elektoratit të LDK-së. Kjo nuk është çështje individësh. Është çështje e parimeve, identitetit politik dhe përgjegjësisë që kemi ndaj votuesve tanë. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo