Kryeministri francez shkakton “skandal” duke blerë bukë për 1 Maj

Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, ka vendosur dje të blejë një bagetë (bukë), por ky veprim ka zemëruar sindikatat në mbarë vendin, pasi ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Punës, më 1 Maj.

Lecornu, në prani të gazetarëve, bleu bukë në një furrë lokale, dhe pasi lajmi u publikua në mediat franceze, pasoi një reagim i ashpër nga sindikatat.

Arsyeja e reagimit lidhet me faktin se furra ishte e hapur më 1 maj, ndërkohë që sindikatat mbrojnë qëndrimin se të gjithë punëtorët duhet të kenë pushim në këtë festë, shkruan bbc.

Sipas ligjit francez, më 1 maj punojnë vetëm spitalet dhe shërbimet e tjera thelbësore, ndërsa punonjësit e tyre paguhen me dyfishin e ditës së punës. Megjithatë, statusi i furrave dhe bizneseve të tjera shërbyese mbetet i paqartë, prandaj qeveria e udhëhequr nga Lecornu synon të fusë në ligj një përjashtim për këto aktivitete.

Sindikatat kundërshtojnë këtë ide, ndërsa sekretarja e përgjithshme e sindikatës më të madhe në Francë, Marylise Léon, e kritikoi Lecornun duke e quajtur veprimin e tij “teatër politik”.

“Politikanët që shkojnë nëpër furra janë një ‘spektakël’ që nuk na duhet sot. Duhet të tregojmë se si duket jeta reale e një bukëpjekësi”, tha ajo.Përveç vizitës në furrë, kryeministri zhvilloi edhe një bisedë telefonike me një bukëpjekës që ishte gjobitur për punë më 1 maj. Gjoba për këtë shkelje është 750 euro për çdo punëtor që punon në këtë ditë, ndërsa bukëpjekësi në fjalë kishte marrë një gjobë totale prej 5250 eurosh.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo