Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u takua me delegacionin amerikan





Delegacioni iranian është larguar me aeroplan nga Pakistani, sipas dy burimeve qeveritare pakistaneze. Delegacioni është larguar nga Islamabadi pasi u takua më parë me zyrtarë pakistanezë. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi nuk u takua me zyrtarët amerikanë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump dërgoi të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, për bisedime me ministrin e jashtëm të Iranit në Pakistan, por Irani tha se nuk ishte planifikuar asnjë takim me SHBA-në.

Ndërkohë, një burim diplomatik iranian i ka thënë Reuters se pala iraniane “nuk do të pranojë kërkesa maksimaliste” kur është pyetur për rezervat e Teheranit ndaj qëndrimeve të SHBA-së.

Donald Trump tha dje se Irani po bënte një ofertë dhe se ata do ta shohin, por ende nuk e dinte se çfarë ishte oferta. Ai ka qenë i vendosur që çdo marrëveshje të përfshijë heqjen dorë nga Irani nga uraniumi i pasuruar dhe lejimin e lirisë së trafikut të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo