Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi ishullin e Kretës herët këtë mëngjes, raportuan mediat lokale. Epiqendra e tërmetit ishte në zonën detare pranë Gudurës në rajonin Lasithi, tha Instituti Gjeodinamik.
Tërmeti ndodhi rreth orës 6:20 të mëngjesit dhe pika qendrore ndodhej në një thellësi midis pesë dhe 9.7 kilometrave.
Ndërkohë, një tërmet i dytë goditi ishullin disa orë më vonë këtë herë me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur, në një thellësi prej pesë kilometrash dhe 108 kilometra nga Heraklioni.