Paqeruajtësi i dytë francez vdes pas sulmit në Liban





Një nga tre paqeruajtësit francezë që u plagosën në një pritë në Liban fundjavën e kaluar ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Kaporali Anicet Girardin kishte shërbyer në trupat paqeruajtëse të OKB-së në vend (UNIFIL) dhe vdiq sot, njoftoi Presidenti francez Emmanuel Macron.

Një tjetër paqeruajtës francez vdiq në vend të shtunën në një sulm për të cilin si Macron ashtu edhe UNIFIL ia kanë fajësuar milicisë Hezbollah të lidhur me Iranin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo