Irani po monitoron nga afër zhvillimet në arenën politike, në përgjigje të kërkesave për armëpushim nga Pakistani, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghaei, sipas Agjencisë shtetërore të Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA), raportoi BBC.
“Irani do të marrë masat e nevojshme dhe të përshtatshme për të mbrojtur interesat dhe sigurinë kombëtare të vendit”, tha Baghaei në një postim në Telegram.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi dje në mbrëmje zgjatjen e armëpushimit me kërkesë të Pakistanit.
“Diplomacia është një mjet për të siguruar interesat dhe sigurinë kombëtare, dhe sa herë që arrijmë në përfundimin se ekzistojnë kushtet e nevojshme dhe të arsyeshme për të përdorur këtë mjet… ne do të ndërmarrim veprime”, tha Baghaei lidhur me mundësinë e negociatave të mëtejshme me Uashingtonin.