Ushtria izraelite deklaron se ka vrarë zyrtarin më të lartë të inteligjencës iraniane Esmail Ahmadi-n





Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë Esmail Ahmadi-n, zyrtarin më të lartë të inteligjencës në forcën paramilitare Basij të Iranit, në një sulm të kryer të hënën, ku u vra edhe kreu i kësaj organizate.

Disa ditë pas sulmit ndaj Teheranit, ushtria izraelite konfirmoi se Ahmadi, i cili shërbente si drejtues i divizionit të inteligjencës së Basij-it, ishte mes viktimave.

Një ditë më parë, Izraeli kishte deklaruar se në të njëjtin sulm ishte vrarë edhe Gholamreza Soleimani, kreu i organizatës.

“L*fta do vazhdojë për aq kohë sa është e nevojshme”/ Netanyahu: Kapacitetet ushtarake iraniane janë reduktuar
Autoritetet në Iran kanë konfirmuar më herët vdekjen e Soleimanit, por ende nuk kanë komentuar për vrasjen e pretenduar të Ahmadi-t.

“Ahmadi luajti një rol qendror në planifikimin dhe zbatimin e sulmeve të kryera nga Forcat Basij”, thuhet në një deklaratë të Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

“Wall Street Journal”: SHBA-ja miraton shitjen e armëve me vlerë 7 mld dollarë për EBA-n
Sipas IDF-së, ai kishte gjithashtu një rol kyç në shtypjen e protestave masive në Iran në fillim të këtij viti.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë kundër komandantëve të regjimit iranian”, theksohet në deklaratë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo