Kryeministri Benjamin Netanyahu lëshoi një kërcënim të tërthortë për të vrarë udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, ndërsa pranoi se lufta ajrore e përbashkët e Izraelit me SHBA-në mund të mos çojë në rrëzimin e qeverisë klerikale në Teheran.
Në konferencën e tij për shtyp lideri izraelit tha se Irani “nuk është më i njëjti” pas pothuajse dy javësh bombardimesh dhe se Teherani ka pësuar goditje ndaj Gardës Revolucionare elitare dhe forcës paraushtarake Basij.
Ai u zotua gjithashtu se Izraeli do të vazhdojë të godasë Hezbollahun në Liban, pasi grupi i mbështetur nga Irani hapi zjarr më 2 mars për të hakmarrë vrasjen nga Izraeli të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei – babai i Mojtaba Khameneit – në fillim të luftës.
Duke qëndruar mes dy flamujve izraelitë dhe duke iu përgjigjur pyetjeve përmes lidhjes video, Netanyahu u pyet se çfarë veprimesh mund të ndërmarrë Izraeli kundër Ajatollah Mojtaba Khamenei dhe kreut të Hezbollahut Naim Qassem, ai u përgjigj se ”nuk do t’u jepja polica sigurimi për jetën asnjërit prej liderëve të organizatës terrorise dhe nuk mund të them planet që kemi”.