Turqia dërgon gjashtë aeroplanë luftarakë F-16 në Qipro





Turqia nesër do të dërgojë gjashtë aeroplanë luftarakë F-16 në Qipro për të mbështetur sigurinë e pjesës turke të ishullit në kushte të konfliktit në Lindjen e Mesme, bën të ditur “Sajprus meil”, duke cituar drejtorin në detyrë të Autoriteteve të aviacionit civil të turqve qipriot, Aksin Meseli.

Fillimisht pritej që Turqia të dërgojë katër aeroplanë luftarakë F-16 në Qipro të cilët do të stacionohen në Aeroportin Erxhan në pjesën turke të ishullit.

Meseli deklaroi se numri i aeroplanëve luftarakë është rritur në gjashtë dhe se pritet të arrijnë herët të hënën në mëngjes.

Vendosja e tyre vjen në një kohë të përshkallëzimit të konfliktit midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit dhe pasi Qiproja u godit nga dronë iranianë të lëshuar nga Libani.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo