U vonua 5 minuta, ministrja japoneze bëhet virale! Vrapon për të shkuar në mbledhjen e Kabinetit





Ministrja japoneze e Shtetit për Sigurinë Ekonomike, Kimi Onoda ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi një video e saj është bërë virale. Ministrja shihet duke vrapuar pasi mbërrin 5 minuta me vonesë në mbledhjen e Kabinetit të mbajtur në Zyrën e Kryeministrisë më 6 mars.

Sapo del nga mjeti shihet ajo dhe bodyguard-i i saj të cilët vrapojnë teksa futet në ambientet e Kryeministrisë. Ministrja në një moment shihet duke parë orën dhe vijon me shpejtësi për tu bashkuar me kabinetin e saj qeveritar.

Ajo pas takimit ka kërkuar falje në një konferencë për shtyp duke shpjeguar se kishte ngecur në trafik për shkak të një aksidenti të papritur.

“Do të mbetem vigjilent në mënyrë që të mund t’i përgjigjem çdo rrethane të paparashikuar”, ka thënë ajo.

Mbledhja e Kabinetit filloi në orën 08:20 të mëngjesit dhe zgjati rreth tetë minuta. Onoda theksoi se ajo mbërrin zakonisht 15-20 minuta para çdo mbledhjeje dhe se do të menaxhojë më mirë axhendën e saj për të mos u vonuar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo