Reali i doli kundër vendimit të Alonsos për merkaton e verës së kaluar
Xabi Alonso po lufton për të ardhmen e tij si trajner i Real Madridit, pavarësisht se sapo ka ardhur në verë nga Bayer Leverkusen.
Interesante është se tashmë është zbuluar se klubi kishte marrë një vendim kundër tij për një çështje të rëndësishme, ende pa e shkelur ai këmbën në “Santiago Bernabeu”, gjë që mund të shihet si një paralajmërim i asaj që do të pasonte.
Pak para përfundimit të sezonit të kaluar, u njoftua se Luka Modrić do të largohej nga Real Madridi pas 12 vitesh të mbushura me trofe.
Mesfushori kroat kishte qenë më shumë opsion rotacioni nën drejtimin e Carlo Ancelottit, çka ishte një nga arsyet pse klubi vendosi të mos i ofronte kontratë të re.
Sipas “El Mundo”, Modrić kishte dëshirë të qëndronte në Madrid dhe madje kishte ofruar ulje të ndryshme të pagës për të bindur drejtuesit që ta zgjasnin kontratën edhe për një sezon.
Edhe Alonso donte që ish-bashkëlojtari i tij të qëndronte, por përgjigjja nga klubi ishte një “jo” e prerë.
Vendimi i Real Madridit ishte i qartë: drejtuesit donin të mbështeteshin te lojtarët aktualë të skuadrës së parë.
Emra si Aurélien Tchouaméni, Eduardo Camavinga, Fede Valverde dhe Arda Güler vlerësohen shumë në zyrat e Bernabeut dhe u konsiderua se Modrić nuk ishte më i domosdoshëm.
Që prej asaj kohe, Real Madridi ka hasur vështirësi, veçanërisht në mesfushë.
Mbi të gjitha, skuadra e Alonsos po ndien mungesën e përvojës dhe lidershipit të Modrićit, me vetëm Thibaut Courtois dhe Dani Carvajal që konsiderohen si figura “senior” në dhomat e zhveshjes.
Ndërkohë, Modrić po shkëlqen te klubi i tij i ri, AC Milan, ndërsa Real Madridi duket se po e kupton gjithnjë e më shumë sesa shumë i mungon ai.
