Ka përfunduar edhe çerekfinlja e fundit e Carabao Cup, ku është mësuar gjysmëfinalisti i katërt i këtij kompeticioni.
Në “Emirates”, pas penalltive, fazën tjetër – atë gjysmëfinale – e siguroi ekipi vendas.
Ndeshja përfundoi 1-1 pas kohës së rregullt, me Arsenalin që doli i pari në epërsi, derisa Crystal Palace barazoi në minutat e fundit të ndeshjes.
Pjesa e parë ishte e dominuar nga Arsenali, me disa raste të mira shënimi dhe ato që i pati i priti portieri i Palacet, Walter Benitez.
Edhe në pjesën e dytë, portieri argjentinas ishte në krye të detyrës, duke bërë disa pritje fenomenale.
Në minutën e 80-të, pas një tollovie në zonën e 16-metërshit, Benitez u mposhtë më në fund, por nga bashkëlojtari i tij, me Lacroix që e dërgoi topin në rrjetën e golit të tij.
Mirëpo, Palace nuk u dorëzua deri në momentet e fundit, duke barazuar në minutën e 95-të, me golin e kapitenit Marc Guehit, pas një kaosi në zonën e Arsenalit.
Pas penalltive, Arsenali u tregua më i saktë, duke fituar 8-7 në goditjet nga pika e bardhë.
Ishte Maxence Lacroix ai që gaboi, teksa penalltinë fituese e shënoi bashkëkombasi i tij, William Saliba para tij.
Kështu, do të kalojë në gjysmëfinale të Carabao Cup, ku do të përballet me Chelsean.
Në gjysmëfinalen tjetër, Newcastle do të luajë ndaj Manchester Cityt.
Në këtë fazë të kompeticionit – në gjysmëfinale – do të luhen nga dy ndeshje, me sistemin vajtje-ardhje.
