Shkëndija mposht Slovan Bratislavën 2:0 dhe ngjitet në zonën e play-off-it
Shkëndija ka arritur një fitore të madhe në UEFA Ligën e Konferencës, duke mposhtur në Shkup kampionët sllovakë të Slovan Bratislavës me rezultat 2:0
Golat erdhën në pjesën e parë: fillimisht në minutën e 33-të me një autogol të Bajriç, dhe më pas Sebastian Spahiun dyfishoi avantazhin pas një kundërsulmi perfekt të Ronaldo Webster.
Pjesa e dytë u menaxhua në mënyrë perfekte nga Shkëndija, ndërsa Slovan nuk regjistroi asnjë goditje të rrezikshme ndaj portës së Gajës.
Me këtë fitore, Shkëndija mban gjallë shanset për kualifikim dhe siguron 400 mijë euro bonus nga UEFA, duke forcuar gjithashtu koeficientin e Maqedonisë në garat evropiane. Në xhiron e fundit, kuqezinjtë udhëtojnë në Qipro për të sfiduar AEK Larnakën.