Mbyllen pjesët e para në Ligën e Kampionëve: Pa gola në “San Siro”, Barça po mposhtet nga Frankfurti
Janë mbyllur edhe pjesët e para të ndeshjeve të orës 21:00 në Ligën e Kampionëve, të ditës së martë.
Këto ndeshje po luhen në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
Derbi i sontëm po luhet në “San Siro”, ku Interi po i bën konak Liverpoolit. Pas 45 minutave është mbyllur pa gola, me një të anuluar për Liverpoolin, pas prekjes me dorë nga Hugo Ekitike, i cili e asistoi Ibrahima Konaten.
Ndërkohë, Barcelona ëshë duke u mposhtur 1-0 në “Camp Nou” nga Eintracht Frankfurti.
Golin e shënoi Ansgar Knauff në minutën e 21-të, pasi paraprakisht i ishte anuluar një gol Robert Lewandowskit, pas pozitës jashtëloje.
Chelsea po fiton në Bergamo ndaj Atalantës, me Joao Pedron që gjeti rrugën e golit në minutën e 25-të.
Rezultati 1-1 është në Holandë mes PSV-së dhe Atletico Madridit.
Marseille po fiton 2-1 ndaj Union Saint-Giolloise, ndërkohë Tottenhami po fiton në Londër ndaj Slavia Prahas.
REZULTATET E PLOTA:
Atalanta 0-1 Chelsea
Barcelona 0-1 Frankfurt
Inter 0-0 Liverpool
Monaco 0-0 Galatasaray
PSV 1-1 Atletico Madrid
Union SG 1-2 Marseille
Tottenham 1-0 Slavia Praha