Ylli shqiptar Arbër Hoxha është përsëri protagonist te Dinamo Zagreb, duke siguruar një pikë të çmuar për skuadrën e tij në derbin kroat kundër Hajduk Split.
Derbi po shkonte drejt një humbjeje për Dinamon, e cila ishte duke pësuar 0-1 deri në minutat shtesë.
Por Hoxha doli në skenë dhe ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.
Në minutën 90+12’, pas një goditjeje të Kulenovic që u prit nga portieri Silic, topi u kthye sërish në zonë dhe Hoxha nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetën e zbrazët dhe duke shpëtuar Dinamon, shkruan Gazeta Express.
Ky ishte goli i gjashtë i Hoxhës në këtë sezon të Superligës kroate dhe i garantoi Dinamos të vazhdojë në krye të tabelës me 32 pikë, një më shumë se Hajduk Split.