Granit Xhaka dhe Sunderland nderojnë Diogo Jotan në Anfield (VIDEO)





Kapiteni i Sunderland, Granit Xhaka, së bashku me shokët e skuadrës, kanë bërë homazhe për ish-futbollistin e Liverpoolit, Diogo Jota, në ambientet e stadiumit Anfield.

Xhaka dorëzoi një buqetë me lule, në nderim të sulmuesit portugez, i cili humbi jetën tragjikisht muaj më parë bashkë me vëllanë e tij, Andre Silva, pas një aksidenti në Spanjë.

Sot, Liverpool do të presë Sunderlandin në një ndeshje që nis nga ora 21:15, ku emocionet do të jenë të shumta për tifozët dhe lojtarët.