Usyk bëhet i sinqertë: Do të lutem për Jake Paul, Joshua mund ta mbysë atë





Kampioni i boksit në peshat e rënda, ukrainasi Oleksandr Usyk, ka shprehur shqetësime serioze për jetën e YouTuber-it Jake Paul përpara meçit të tij kundër Anthony Joshuas.

Usyk, i cili vetë dëshiron një ndeshje me Paulin, beson se rezultati i ndeshjes së planifikuar për 19 dhjetor mund të jetë fatal për influencuesin amerikan.

Ukrainasi e di shumë mirë se si është të luftosh kundër një kundërshtari shumë më të madh, duke qenë se ai madje u ndesh dy herë me Joshuan dhe e mundi atë, dhe mos të harrojmë: në kategorinë e peshave të rënda ai u ngjit nga “cruiserëeight”, ku ishte po aq dominues.

Diferenca midis Paul dhe Joshua është e madhe – jo vetëm që Paul është dhjetë centimetra më i shkurtër, por diferenca në peshën e tyre të fundit të regjistruar është deri në 23 kilogramë.

Shikoni si duket Anthony Joshua 20 ditë para ndeshjes me Jake Paul

Usyk shprehu mendimin e tij pa hezitim, duke krahasuar dy luftëtarët.

“Nëse Anthony Joshua do, do ta mbysë këtë djalë”. Anthony Joshua është kampion olimpik. Jake Paul është atlet, YouTuber, shouman”.

“Joshua është Rolls Royce, Jake është Fiat. Dëgjoni, është e vërtetë. Do të lutem për Paulin”, ka thënë Usyk për Boxing Scene.