Dortmundi fiton me “poker” ndaj Villarrealit





Dortmundi ka triumfuar thellë ndaj Villarrealit në “Signal Iduna Park”.

Të besuarit e Niko Kovac kanë fituar 4-0 ndaj “Nëndetëses së Verdhë”.

Serhou Guirassy shënoi dy golat e parë për gjermanët, në minutat 47’ (të pjesës së parë) dhe në të 54-tën.

Në minutën e 59-të, Karim Adeyemi shënoi për 3-0.

Golin e katërt e shënoi Daniel Svensson në minutën e 95-të të ndeshjes.

Dortmundi e humbi edhe një penallti në minutën e 81-të, të cilën nuk e shënoi Fabio Silva.

Me këto tri pikë, Dortmundi tashmë ka dhjetë pikë, teksa Villarreali – që ishte me një lojtar më pak nga minuta e 53-të (Foyth, karton i kuq), renditet i 34-ti me vetëm një pikë.