Arben Fetai shpreh ngushëllime për vdekjen e Shpat Kasapit: Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij





“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit, një artist që la gjurmë në muzikën tonë dhe në kujtesën e një brezi të tërë.
Shpati ishte shembull i talentit të pastër dhe i lidhjes së sinqertë me publikun. Ikja e tij e parakohshme është humbje e madhe për skenën muzikore dhe për komunitetin tonë kulturor.
Në këto momente të rënda, i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Kasapi, miqve dhe të gjithë atyre që e deshën.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.” ka shkruar Arben Fetai