Pse i ndanë rrugët Prishtina dhe trajneri Arsim Thaqi?





Megjithëse është liderë e tabelës me 26 pikë pas 13 ndeshjeve të zhvilluara, FC Prishtina të hënën njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi.
Vendimi erdhi pas humbjes nga Malisheva me rezultat 0-2 dukë bërë që skuadra bardhekaltër të ketë dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit të elitës së futbollit kosovar.

Ndërprerja e bashkëpunimit megjithatë erdhi si lajm befasues, por KosovaPress nga burimet brenda klubit mëson se gjithçka u bë me marrëveshje të dyanshme.
“Nuk ka diçka specifike, Filloi të ketë rënie dhe kemi rënë dakord të dy palët në mënyrë shumë miqësore”, ka thënë burimi brenda klubit.