Nën ndikimin e një cikloni me qendër mbi Mesdhe, duke filluar nga nesër (e martë, 25 nëntor), veçanërisht në mbrëmje dhe gjatë natës drejt të mërkurës, e deri të shtunën paradite, në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë do të kemi reshje të reja dhe të dendura shiu, të shoqëruara me erë të përforcuar nga drejtimi jugor.
Në zonat malore mbi 1500 metra mbi nivelin e detit, reshjet e shiut herë pas here do të kalojnë në borë.
Ky ciklon do të sjellë në shumë rajone sasi të konsiderueshme uji (mbi 30 litra shi), ndërsa në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore priten sasi edhe më të mëdha – lokalisht mbi 70 litra shi.
SITUATA NË SHKUP
Edhe në Shkup dhe rrethinë do të ketë reshje të dendura dhe të rrëmbyeshme shiu, të shoqëruara me erë të fortë jugore. Në disa pjesë të fushëgropës mund të bien mbi 30 litra shi.
Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa në Shkup pritet të arrijnë rreth 10 gradë.
APEL PËR KUJDES
Për shkak të reshjeve të reja të dendura, bëhet apel veçanërisht për drejtuesit e automjeteve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjen pranë lumenjve dhe përrenjve, për shkak të mundësisë së rritjes së nivelit të ujërave dhe shfaqjes së përmbytjeve lokale.