Lara Colturi, thjesht e mahnitshme, një tjetër vend i dytë, tani në Austri, e kalon vetëm Shiffrin





Lara Colturi nuk rresht së befasuari të gjithë në këtë fillim sezoni në Kupën e Botës në Skitë Alpine. Pas vendit të dytë në Garën e Slalomit në Levi, skiatorja italiane që garon për ngjyrat kuqezi shënoi një tjetër vend të dytë, këtë radhë në Gurgl të Austrisë, një pistë që ka një vend të vecantë në kujtimet e 19 vjecares.

Në pistën ku përpara një viti regjistroi podiumin e saj të parë, Colturi dhuroi sërish emocione në pistën austriake teksa u shfaq e jashtëzakonshme me paraqitjen e saj duke shkruar një tjetër faqe në historinë e skive shqiptare. Zbritja e parë e Lara Colturit në garën e Slalomit ishte në kufijtë e perfektes teksa me 19 vjecaren që e përshkoi pistën me kohën 54 sekonda e 53 të qintat, vetëm 31 të qintat më shumë se ajo që konsiderohet si mbretëresha e kësaj disipline sportive,Mikaela Shiffrin, e vetmja që qëndroi përpara Lara Colturit tonë.