Ministria e vetëqeverisjes lokale: Është hapur Thirrje publike për krijimin e një baze të ekspertëve me kualifikim të lartë

Ministria e vetëqeverisjes lokale, përmes Qendrës burimore për mbështetjen e zhvillimit të komunave, ka shpallur Thirrje publike për shprehje interesi për pjesëmarrje në bazën e ekspertëve të Qendrës burimore, e cila është e hapur për aplikime deri më 15 dhjetor 2025.

Siç informojnë nga Ministria, me vendosjen e bazës së ekspertëve krijohet një mekanizëm dinamik dhe profesional që do t’u mundësojë komunave të marrin mbështetje në kohë, në mënyrë profesionale dhe të synuar. Çdo ekspert që do të bashkohet do të ketë mundësi të ndajë njohuri, të punoj në sfida konkrete, të krijojë zgjidhje dhe të japë një kontribut të dukshëm në proceset e zhvillimit me rëndësi lokale.

“Përmes kësaj thirrjeje publike, do të krijohet një regjistër i ekspertëve dhe praktikuesve me kualifikim të lartë, të cilët, në përputhje me nevojat e komunave, do të angazhohen për lloje të ndryshme të mbështetjes profesionale: mentorim, trajnime të specializuara, angazhime në terren, zhvillim mjetesh, përgatitje analizash, manuale, dokumente strategjike dhe operative dhe forma të tjera të kontributit të ekspertëve. Fushat e ekspertizës së kërkuar lidhen me kompetencat burimore të komunave, por edhe më gjerë, duke mbuluar sektorë që kanë një ndikim të rëndësishëm në funksionimin e vetëqeverisjes lokale, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe krijimin e zgjidhjeve strategjike për zhvillim afatgjatë”, theksohet në kumtesën.

Me këtë thirrje publike, shtohet, i inkurajojmë të gjithë profesionistët që duan të kontribuojnë, të punojnë në procese të rëndësishme dhe të ndajnë përvojën e tyre, të aplikojnë dhe të jenë pjesë e kësaj iniciative thelbësore për të mbështetur forcimin e vetëqeverisjes lokale.