Katër persona nga Shkupi akuzohen për grabitje me armë





SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.R. (25), R.M. (49), Sh.M. (49) dhe V.T. (27), të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “grabîtje”.

Sipas kallëzimit, më 30.10.2025, në Shkup, të dyshuarit dyshohet se, përmes forcës fizike dhe kërcënimit me armë, i kanë marrë një personi 188.600 denarë si dhe një telefon celular.

Rasti është dokumentuar dhe materialet e grumbulluara janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike për procedurë të mëtejshme.TS