Daut Memishi: Po e transformojmë stadiumin në Tearcë, ky është vetëm fillimi





Kryetari i ri i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka nisur menjëherë me punë pas marrjes së mandatit. Ai njofton se ka filluar me punë për transformimi i stadiumit, me qëllim që klubet e komunës të kenë kushte më të mira.

Memishi në një postim në Facebook, në të cilin ka publikuar pamje nga punimet për stadiumin e ri, thotë se “ky është vetëm fillimi”.

“Po e transformojmë stadiumin në Tearcë! Kemi nisur punimet për transformimin e stadiumit, me qëllim që klubeve tona t’u ofrojmë kushte shumë më të mira për zhvillimin e sportit. Pas shumë viteve neglizhence nga udhëheqësitë e kaluara, sot kemi filluar punën konkrete për rikthimin e kësaj hapësire në standardet që meriton”.

“Ky është vetëm fillimi. Pason rregullimi i zhveshtores dhe i tribunës, si dhe përmirësime të tjera që do ta kthejnë stadiumin në një vend dinjitoz për sportistët dhe të rinjtë tanë. Vetëm punë”, ka shkruar Memishi.