Ndërtimet pa leje, Kostovski fillon nga Vizbegu





Kryetari i komunës së Butеlit ka njoftuar se pas inspektimt të punës sot në Vizbeg është mbyllur një kantier ndërtimi me çka sipas tij do të pasojë edhe rrënimi.

“Nga ana e inspektorit të ndërtimit sot në Vizbeg u mbyll një kantier ilegal dhe do të pasojë rrënimi i tij. Sot filluam procedurën për heqjen e një ndërtimi të paligjshëm në Vizbeg, ndërsa aktualisht objekti është mbyllur nga inspektorati i ndërtimit. Përveç procedurës për shembjen e këtij objekti, do të ketë edhe kallëzim për ndërtim të paligjshëm dhe uzurpim të tokës shtetërore.
Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, ka shkruar Kostovski.